Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Po përflitet si “goditja” e verës, Barcelona sqaron të vërtetën për transferimin e zëvendësuesit të Lewandowskit

Shkruar nga NEWSPORT
Po përflitet si “goditja” e verës, Barcelona sqaron
Joan Laporta

Emri i Julian Alvarez është lakuar shumë në radhët e Barcelonës. Sulmuesi, i cili luan për rivalët e Atletico Madrid, shihet nga drejtuesit dhe kandidati për president, Joan Laporta, si zëvendësuesi potencial i Robert Lewandowskit.

Megjithatë, për të sqaruar njëherë e mirë pozicionin e tyre lidhur me këtë marrëveshje të mundshme, klubi katalunas është shprehur se ky operacion varet shumë nga disa detaje specifike që mund të ndikojnë në ardhjen ose jo të argjentinasit në “Camp Nou”, sesionin e ardhshëm të merkatos.

“Alvarez është një lojtar i shkëlqyer dhe i përshtatet sistemit të lojës së Barcelonës. Por, klubi s’mund të paguajë shifra të çmendura për të”, ka deklaruar Laporta.

26-vjeçari mund të kalojë tek katalunasit vetëm nëse drejtuesit e “Los Colchoneros” do të pranonin ofertën e Barcelonës e cila shkon në gati 100 milionë euro, përfshi këtu dhe bonuset.

Poll

Lexo gjithashtu