
U mendua se do ishte një sezon i madh për Milanin ky i këtij viti por nuk ka rezultuar i tillë për kuqezinjtë deri në këto momente. Të besuarit e Montellas ndodhen në vendin e 9-të të Serie A me vetëm 19 pikë. Sot, ekipi milanez do ketë përballë Torinon që është një pozicion më poshtë në rendtije dhe me vetëm 1 pikë më pak.
Askush në fillim të sezonit nuk do e imagjinonte se Milani me 200 milionë euro investime në merkato do kishte një ndeshje "direkte" me Torinon në javën e 14-të të Serie A. Sot është ndoshta ndeshja që njëherë e mirë Milan të largohet nga mesi i tabelës dhe të futet sërish në vallen për një vend në Champions League sezonin tjetër.
Poll