
Te Partizani e kanë ndarë mëndjen për të fituar titullin me çdo kusht. Luftë me të gjithë ata që mund të cënojnë objektivin. 24 vite pa e fituar trofeun e kanë kthyer atë në një makth.
Luftë mediatike, zhurmë e ofendime në tribuna e në disa raste edhe presion politik nëpërmjet deputetit ultras Erjon Braçe. Të kuqtë kanë sulmuar në shumë raste FSHF-në, institucionin dhe vetë kreun e saj Armand Duka.
Kanë sulmuar Skënderbeun, për trukimet, për Europën, për gjyqtarët apo dhe tifozët. Kanë sulmuar Kukësin për gjykimin, garën e pandershme apo dhe tifozët që sulmuan në takimin e fundit në “Zeqir Ymeri”. Kanë sulmuar Tiranën për aleancën me Kukësin apo dhe stadiumin e paliçensuar për të cilin më pas kërkuan deri në lutje t’u jepej me qera.
E gjithë kjo luftë është bërë dhe vijon të bëhet për titullin e munguar. 24 vite kanë kthyer Partizanin në një klub agresiv që kërkon me çdo kusht t’ja dali. Ky do të jetë muaji i të vërtetave.