
Kupa e Botës do të nisë sot raundin e dytë të fazës së grupeve. 4 sfidat e sotme do të jenë të mbushura me shumë emocion, pasi për disa ekipe një humbje tjetër do të thotë eleminim.
Ndeshja e parë është ajo mes Uellsit dhe Iranit, e cila pritet të startojë në orën 11:00. Irani pas humbjes së parë ndaj Anglisë, luan kartën e fundit për mbajtur “gjallë” shpresat për një kualifikim. Situata duket e tensionuar në ekip, kjo si shkak i trazirave që kanë ndodhur nga vrasja e 22 vjçares. Trajneri i Iranit shprehet ndryshe duke motivuar të tijët për një paraqitje dinjitoze.
Katari dhe Senegali do të jetë takimi i orës 14:00. Paraqitja e dobët në ndeshjen e parë për Katarin nuk lë shumë vend për diskutim, por si një vend organizator ku ka dhe gjithë mbështetjen e tifozëve pritet të bëj surprizën. Sengali zhvilloi një ndeshje të mirë ndaj Hollandëz, por rezultati foli për Tulipanët. Ekipet përballen për herë të parë në një Kupë Bote dhe senegalezët nuk pranojnë asnjë rezultat vec fitores.
Hollanda dhe Ekuadori do të ndeshen në sfidën e orës 17:00. Dy ekipet kanë arritur ta nisin me fitore aventurën e tyre. Një 3 pikësh i radhës për secilin nga ekipet do të rriste ndjeshëm pozitat për kualifikim, por Hollanda ka humbur shumë nga shkëlqimi i saj vitet e fundit, ndërkohë Ekuadori ka treguar se është një rival që mund të bëj shumë mirë në ndeshje të tilla.
Anglia dhe Amerika do të jetë sfida e mbrëmjes, e cila do të zhvillohet në orën 20:00. Një “derbi” anglishtfolës, i cili do të garantojë shumë spektakël. Amerika pas barazimit me Uellsin, duhet të dalë me pikë nga kjo ndeshje për të shpresuar te një kualifikim i mundshëm. “Tre Luanët” me goleadën ndaj Iranit në ndeshjen hapëse, vijnë me petkun e pretendentit për këtë Kupë Bote dhe nuk do të dëshironte aspak një tolerim, ku ndeshja e fundit është një “DERBI” britanik me Uellsin.