Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

39 gola të shënuar në 12 ndeshje, Tirana luan tenis në turin e parë të Shqipërisë, Kukësi dhe Vllaznia bëjnë detyrën

Shkruar nga NEWSPORT
39 gola të shënuar në 12 ndeshje, Tirana luan tenis në turin

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e kthimit të Kupës së Shqipërisë të vlefshme për turin e parë të saj. Në 12 sfida të zhvilluara janë realizuar një numër i madh golash. Vlen të veçohet takimi i Tiranës kundër Shkumbinit që ka përfunduar me shifrat 6-0.

Bardheblutë i kanë "larë hesapet" në pjesën e parë, ndërsa në të dytën nuk është shënuar asnjë gol. Sakaq fitore të thella kanë korrur Kukësi, Korabi, Skënderbeu dhe Vllaznia. Më poshtë njihuni me rezultatet e gjithave takimeve ku në total janë realizuar plot 39 gola.

REZULTATET/ Turi i parë i Kupës së Shqipërisë, ndeshjet e kthimit

Apolonia - Flamurtari 1-1
Egnatia - Turbina 1-0
Kastrioti - Elbasani 1-0
Tirana - Shkumbini 6-0
Korabi - Vora 4-1
Kukësi - Maliqi 4-0
Laçi - Butrinti 4-0
Partizani - Terbuni 3-0
Pogradeci - Besa 1-0
Skënderbeu - Veleciku 4-0
Teuta - Luzi 2-2
Vllaznia - Labëria 4-0

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga