Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

350 tifozë dhe ndeshje pa autoambulancë, çudira në Shqipëri

Shkruar nga NEWSPORT
350 tifozë dhe ndeshje pa autoambulancë, çudira në

Tomori mundi 1-0 Apoloninë e Superligës në ndeshjen që u zhvillua në "Bashkim Sulejmani" të Kuçovës. Ka mjaftuar një gol I Mikel Cankës që beratasit të triumfonin në miqësore, teksa dueli u zhvillua me afro 350 të pranishëm. Në kushtet kur klubet në Shqipëri vijojnë bojkotin, tifozët duket se janë të etur për pak futboll.

Me pandeminë që ka bllokuar hyrjet në stadium, futbolldashësit kanë gjetur një tjetër mënyrë për të ndjekur skuadrat e preferuara, miqësoret. Edhe pse ndeshjet me urdhër të Qeverisë duket të luhen me dyer të mbyllura, në Shqipëri "ligjet janë bërë për t'u thyer". Një tjetër problematikë e duelit të fundjavës ishte edhe mungesa e autoambulancës, me lojtarët që mund të rrezikonin jetën në çdo moment.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga