
Arbër Abilaliaj udhëheq prej disa javësh tashmë Partizanin. Pas largimit të Zoran Zekic, Gaz Demi i besoi skuadrën drejtorit sportiv, i cili në 5 ndeshjet e radhë në stolin e demave arriti të marrë 15 pikë.
Kjo bërë që drejtuesit ta konfirmonin në krye të skuadrës për pjesën tjetër të sezonit. Por duket se Abilaliajn si trajner e ka kapur “syri i keq”. 37-vjeçari u konfirmua zyrtarisht në stolin e të kuqve më 19 nëntor dhe në 3 ndeshjet e radhës ka harruar “shijen e fitores”.
Kryeqytetasit janë ndalur në barazim me Egnatian, sfidë që u luajt në “Egnatia Arena” dhe përfundoi 1-1. Ndërkohë 0-0 është mbyllur derbi me Dinamon, sfidë e zhvilluar në “Arenën e Demave”, teksa po 1-1 ka pëfunduar edhe përballja me Tiranën në “Air Albania”.
Vetëm 3 pikë në 3 ndeshjet e fundit kanë bërë që Partizani të largohet me 4 pikë nga vendi i parë. Takimi i radhës për kryeqytetasit është sfida me prapmbetur me Teutën. Përballje kjo e blefshme për javën e 1 të Superiores, e cila u shty për shkak të angazimit të të kuqve në Conference League. Tashmë Abilaliaj ka “detyrim” 3 pikët për të ngushtuar diferencën me vendin e parë.