Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

3 mijë euro gjobë, Partizani ndëshkon dy futbollistë

Shkruar nga NEWSPORT
3 mijë euro gjobë, Partizani ndëshkon dy futbollistë

Si të mos mjaftonte situata me Egzon Belicën, ku qendërmbrojtësi duket më shumë i larguar se sa në organikë, te Partizani kanë nisur të aplikohen në masë gjobat. Këtë herë e kanë pësuar dy afrikanët, Sembene dhe Maguette. Të dy lojtarët nuk kanë dalë në stërvitje pasi kanë kërkuar largimin nga klubi.

Mungesa e hapësirave në formacion ka bërë që ata të kërkojnë “divorcin”, mirëpo një gjë e tillë është refuzuar kategorikisht nga drejtuesit. Kësisoj ata kanë zgjedhur mënyrën e bojkotit, por kjo sjellje ka pasur pasoja për ta në aspektin financiar.

Klubi i ka ndëshkuar me nga 1500 euro gjobë. Ata nuk kanë udhëtuar me ekipin në Pogradec për fazën përgatitore duke preferuar të qëndrojnë në Tiranë. Pritet me interes të shihet se çdo të ndodhë. Me shumë gjasa e ardhmja e tyre mund të jetë te Partizani U-21, tjetër formë dënimi e aplikuar nga drejtuesit kryeqytetas.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga