
Partizani është në kolaps total, e këtë e thonë statistikat. 3 humbje në 4 ndehsjet e fundit tregojnë se gjerat më keq se kaq nuk mund të shkojnë. Për të gjetur një ecuri të ngjashme negative të klubit kryqytetas, duhet të kthehemi pas në kohë plot dy vite. Asokohe, Partizani drejtohej nga Moggi dhe trajner ishte Marko Luliano. Ekipet që i shkaktuan disftatat e trefishta Partizanit ishin: Flamurtari, Kamza, Laçi.
Tanimë kohët kanë ndryshuar, por duket se akoma egzistojë ''fantazma'' të së kaluarës. Deri në gjetjen e një trajneri të mirë dhe efikas, situata mund të vijojë të jetë e tillë. Një plus i madh janë pushimet e fundvitit, që do i japi më shumë kohë drejtuesve për të menduar e për të dalë në një vendim përfundimtar.