Bashkia e Shkodrës ka bërë me dije se nesër do zhvillohet ankandi për blerjen e aksioneve të klubit të futbollit Vllaznia. Si pronare e klubit, Bashkia ka bërë gjithë procedurat e duhura teksa ankandi zhvillohet me dy muaj vonesë pas bllokimit dhe riorganizimit të dokumentacionit nga Komisioni i Prokurimeve Publike.
Tanimë gjithçka është zgjidhur dhe nesër janë tre biznesmenë që do marrin pjesë në ankand. Në dokumentacionin e ri nuk do quhen sponsorizimet aktuale, teksa në këtë mënyrë nuk diskriminohet asnjë palë.
Tre emrat për drejtimin e skuadrës dhe ata që kanë shpreshur interes për marrjen e aksioneve janë: sponsori aktual Alban Xhaferi, ish-presidenti Valter Fushaj dhe biznesmeni Almiro Gurakuqi. Janë këtë tre biznesmenë që kanë shprehur interes, teksa shuma fillestare e këtij ankandi është diçka më shumë se 500 milionë lekë të vjetër.

