
Pas ndeshjes, Adolfo Sormani është shprehur i zhgënjyer nga kjo humbje edhe pse e pranoi se Partizani nuk mund të bënte dot asgjë më shumë se kaq ndaj një kundërshtari si Krasnodari.
"Në këtë moment nuk mund të them se kjo është forca maksimale e Partizanit apo jo. Krasnodari është një ekip shumë i mirë, ka cilësi të padiskutuara. Por sot ishim shumë më pak agresivë se në takimet e kaluara. Në përbërje, kundërshtari kishte lojtarë me talent shumë të lartë. Nuk mund të krahasohemi me Krasnodarin.
Të kujtojmë vetëm diçka: Krasnodar është një ekip që është formuar në 2008 dhe me ritme të shpejta është bërë një ndër skuadrat më të forta në Europë. E imagjinoni tashmë se sa shumë kanë shpenzuar?
Kush më zhgënjeu te skuadra ime? Kjo nuk është një çështje individuale, por grupi. Luajtëm ndaj një kundërshtari që nuk mund ta përballojmë dot. Na mbytën fizikisht.
Në ndeshjen e kthimit nuk na mbetet gjë tjetër veçse të nderojmë fanellën e Partizanit me një paraqitje pozitive", përfundoi trajneri Sormani.