Pas pak minutash Partizani do të vendoset në fushë kundër Krasnodar të Rusisë, ku do të luajë aktin e parë të fazës “play-off” të Europa League. Trajneri italian i të kuqve, Adolfo Sormani, ka bërë disa zëvendësime në formacion, por edhe vendosje taktike të detyrueshme.
Vila luan në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa Fili i ka lënë vendin Bardhit. Duke mos dashur që të bëjë shumë ndryshime, trajneri italian i ka besuar këtyre ndryshimeve për takimin kundër Krasnodar. Por, ish-trajneri i të kuqve dhe pjesëtar i stafit drejtues në këtë skuadër, Sulejman Starova, ai nxjerr zbuluar trajnerin dhe tregon pse u bënë këto ndryshime.
[caption id="attachment_19891" align="alignleft" width="300"] Sulejman Starova[/caption]
Krasnodar – “Siç thatë ju, nuk është emër i madh për opinion e gjerë, por duke nisur nga opinion i ligës ruse, janë skuadra të niveli të lartë. Kanë ecuri të shpejtë dhe të shkurtër, kjo skuadër ka arritur në elitën e futbollit rus. Ne shpresojmë te shpirti i skuadrës. Është krenari për ne që përfaqësojmë futbollin shqiptar në “play-off” të Europa League”.
Atmosfera – “Atmosfera është e qëndrueshme. Shpirti i skuadrës qëndron në thelb, 11 luajnë në fushë, të tjerët mbështesin. Ekipi është një. Forca jonë është shpirti i skuadrës. Kemi harmoni të plotë. Edhe sot duhet të jemi po aq dinjitozë sa më parë, të marrim rezultat pozitiv të shpresojmë për kualifikim”.
Vila mbrojtës i majtë: “Është një eksperiment i detyrueshëm për mungesë të Kalarit. Stafi teknik nuk preferoi të bëjë zgjedhje të tjera. Repart i stabilizuar me dy qendrat e mbrojtjes. Edhe një lëvizje e Trashit nuk u mendua, por sakrifica u la te Vila. Ai është lojtar i shpejtë dhe i fortë dhe shpresojmë të mos ndihen problemet në ecurinë e kësaj periudhe. Bardhi ka fituar simpatinë e trajnerit gjatë kësaj jave. Ka bërë diferencën në stërvitje. Midis Filit dhe Bardhit, trajneri zgjodhi Bardhin. Të gjithë janë një, kështu që duhet të mbështesim skuadrën dhe Fili të bëhet i nevojshëm”.
Taktika – “Mënyra jonë e lojës është skuadra të luajë në grup dhe ngushtë, jo gjatë. Në situatat një kundër një të mos jenë kështu, por me dublim. Të sakrifikojnë mbrojtësit dhe sulmuesit. Lojtarët më të etur dhe më të uritur për rezultat pozitiv”.