
Egnatia – Laçi do të jetë një nga duelet më interesante të kësaj jave. Jo vetëm për klasifikiin në renditje por edhe për 4 lojtarë që do të përballen me njëri-tjetrin. Në këtë ndeshje, sulmi pritet të shkëlqejë teksa përballë vijnë sulmuesit më në formë të momentit.
Nga Egnatia është dyshja Kasa – Dwamena që kanë gjetur një bashkëpunim symbyllur me njëri-tjetrin ndërsa te Laçi është dyshja që bën me dhimbje koke çdo trajner, Guindo – Shkurtaj.
E veçanta e këtyre lojtarëve është se Kasa, Dwamena dhe Guindo erdhën vetëm në merkaton e janarit dhe kanë arritur të shënojnë plot 19 gola në 15 javët e fundit. Ndërsa për Vasil Shkurtajn, mund të thuhet përsëri një “blerje” e janarit pasi sulmuesi la pas dëmtimet në dhjetor dhe që prej 13 janarit, ku gjeti edhe golin e parë, tani numëron 6 të tillë, disa prej tyre me vlerë 3 pikë.
Redi Kasa: 11 ndeshje - 3 gola
Raphael Dwamena: 13 ndeshje - 8 gola
Saliou Guindo: 11 ndeshje - 8 gola
Vasil Shkurtaj: 21 ndeshje - 6 gola