Në ndeshjen e Europianit 2016, Francë-Shqipëri, mësohet se në stadium janë plot 24 mijë tifozë shqiptarë. Një numër rekord ky, i pa parë ndonjëherë në historinë e kombëtares Shqiptare. Ndryshe siç u tha, numri ka kaluar parashikimet që flitej për një tifozeri prej 16 mijë vetash. Një mbështetje e madhe për Kombëtaren Shqiptare, që do të mundohen me çdo kusht të marrin një rezultat pozitiv.