Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Revolucion në botërorin e vitit 2026-të, zbulohen risitë e fundit

Shkruar nga NEWSPORT
Revolucion në botërorin e vitit 2026-të, zbulohen risitë e

“Reuters”, shkruan, se ditën e sotme, Presidenti i Konfederatës së Vendeve të Amerikës së Veriut, Qendrore dhe Karaibeve (CONCACAF), Viktor Montiljani, ka zbuluar risitë më të fundit që do të ndodhin në Botërorin e viti 2026-të. Ndryshime do të ketë, duke filluar që nga rritja e numrit të skuadrave pjesëmarrëse, për të vazhduar më pas me diçka të re, organizimi i këtij eventi nga disa shtete.

Menjëherë kanë shfaqur interes tre shtete, që janë treguar të gatshme të bashkëpunojnë për të sjellë diçka të veçantë në këtë turne.

Botërori në vitin 2026 mund të jetë një revolucion i madh në futboll pasi jo vetëm që po shqyrtohet mundësia për të rritur numrin e skuadrave pjesëmarrëse nga 32 në 48, por edhe që ky event të ketë një organizim nga disa shtete.

“Kanadaja, SHBA dhe Meksika po planifikojnë të organizojnë një Botëror së bashku. Ne jemi të hapur për një organizim të tillë sepse numri më i madh i skuadrave rrit edhe koston financiare për një vend, ndaj këto kosto mund të ndahen mes vendeve të ndryshme”, mësohet të jetë shprehur Montiljani.

 

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga