Robert Lewandowski & Adam Buksa
Adam Buksa nuk do të jetë pjesë e kombëtares së Polonisë për ndeshjet e marsit, duke nisur tek ajo përballë Shqipërisë.
Është klubi i Serie A italiane, Udinese, që ka njoftuar se sulmuesi 29-vjeçar pas këtij dëmtimi do të rikthehet vetëm kur të përfundojnë ndeshjet e kombëtareve.
Kështu, polakët humbasin një alternativë në repartin ofensiv, lajm i mirë ky për Kombëtaren shqiptare. Në të shkuarën, Buksa na ka shënuar një gol, më saktë në ndeshjen e vitit 2021, kur polakët fitonin 4-1 përballë kuqezinjve tanë.
Kujtojmë se Polonia dhe Shqipëria do të përballen më 26 mars në Varshavë, në kuadër të “play-off” në rrugëtimin drejt Botërorit 2026.
Poll
