Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

2023-shi KATASTROFË! Partizani me vetëm 2 pikë, të kuqtë do të ishin për Kategori të Parë (RENDITJA)

Shkruar nga NEWSPORT
2023-shi KATASTROFË! Partizani me vetëm 2 pikë, të
2023-shi nis si mos më keq për Partizanin. Skuadra e kuqe nuk po arrin të bëjë të njëjtën si para Vitit të Ri. Në 5 ndeshje të luajtura, ekipi i drejtuar nga Giovani Colella ka arritur të marrë vetëm 4 pikë. “Demat e Kuq” nuk po arrijnë të fitojnë në shtëpi, ku kanë luajtur 4 takime në këtë vit kalendarik. Kësisoj nëse do të kishte një renditje vetëm për vitin 2023, Partizani do të ishte në vend të fundit me vetëm 2 pikë. Statistika këto që padyshim lajmërojnë krizë konkrete te 16 herë kampionët e Shqipërisë. Pritet me interes të shihet se çfarë do të ndodhë teksa trajneri Giovani Colella rrezikon seriozisht qëndrimin në krye të pankinës së Partizanit.  

RENDITJA PËR 5 NDESHJET E VITIT 2023

Tirana 12 pikë Teuta 10 pikë Laçi 9 pikë Vllaznia 9 pikë Erzeni 8 pikë Bylis 7 pikë Kukësi 7 pikë Egnatia 3 pikë Kastrioti 2 pikë Partizani 2 pikë

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga