Viti 2022 mund të kosiderohet viti i rekordeve sa i takon ndërrimit të pronarëve të klubeve të rëndësishme. UEFA në një raport të publikuar pak ditë më parë bën të ditur të gjitha klubet që gjatë vitit që lamë pas kanë ndërruar pronarë.
Janë plot 35 klube që janë bërë me pronarë të rinj, mes tyre edhe dy ekipe shqiptare. Vllaznia dhe Shkupi janë blerë nga pronarë të rinj. Shkodranët u blenë në shkurt të 2022 nga Alban Xhaferi, ndërsa skuadra shkupjane nga një turk.
Sigurisht në listën e klubeve të blear janë edhe Milan, Chelsea, Atalanta, Southampton, Olympic Lyon, Vitese, Hertha e Berlinit apo dhe Dinamo e Moskës dhe shumë ekipe të tjera. Viti që lamë pas theu rekordin e 2021, ku ishin blerë 30 klube, 5 më pak se 2022.