Në Turqi është zhvilluar Kampionati Ballkanik i Mundjes për të rinj. Ky kampionat është në stilin e lirë dhe greko-romak. Fitore të merituar duke arritur një rezultat të shkëlqyer për mundësat Eriglent Prizreni dhe Paris Karepi të cilet morën medalje ari(vendi i parë) në Kampionatin Ballkanik duke fituar bindshëm me kundërshtarët turq, bullgarë, rumunë etj.
Pas 2 vendeve të para kemi dhe 3 vende teë treta(medalje bronxi) përkatësisht, Kevin Kupi, Hans Mara dhe Boris Frrokaj. Kjo është një arritje e madhe për mundjen shqiptare nën drejtimin e trajnerëve të talentuar Ermal Kryeziu dhe Ilir Cani te cilet punojnë në mënyre sistematike dhe me përkushtim për të rritur cilësinë dhe rezultatet sportive.
I urojmë suksese të mëtejshme ekipit të mundjes që na nderuan dhe ngritën Flamurin Shqiptar në Bursa të Turqisë!