
Myrto Uzuni është dëshirë e disa klubeve këtë sesion merkato. Lojtari më i shtrenjtë në Hungari dhe një ndër më të mirët e Ferencvaros, beratasi ka parë një rritje fantastike në lojë dhe performancë, duke detyruar klubet e Bundesligës që të jenë pas tij. Ora News bën me dije se janë dy klube nga elita gjermane që kërkojnë shërbimet e ylli të Kombëtares kuqezi, ndërsa një tjetër klub që ka shfaqur interes është nga Spanja.
Kampionët e Hungarisë nuk kërkojnë të heqin dorë nga 26 vjeçari, që këtë sezon ka luajtur 30 ndeshje dhe ka shënuar 21 gola e dhuruar tetë asistime. Me kontratë deri në verën e 2024, Ferencvaros e vlerëson sulmuesin 6 milionë euro, ndërsa mësohet se klubet gjermane e dëshirojnë shqiptarin qysh në merkaton e janarit.