Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

2 gola larg Redon XHIXHËS, Tirana ka gjetur liderin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
2 gola larg Redon XHIXHËS, Tirana ka gjetur liderin e ri

Largimi i Redon Xhixhës gjatë merakatos së janarit u mendua se do të dobësonte repartin e avancuar të kampionëve. Por nuk po rezulton i tillë. Sigurisht largimi i një prej golashënuesve më të mirë të sezonit deri më tani do të linte boshllëk, por te kampionët kanë gjetur liderin e ri.

Është pikërisht Florent Hasani i cili ka marrë përsipër përgjegjësitë e shënimit të golave. Vetëm 2 gola larg sulmuesit kurbinas që kryeson listën me 11 realizimi.

Por 25-vjeçari nuk ka shënuar vetëm gola, por ka dhënë gjithashtu edhe 22 asiste në 22 ndeshje të luajtura në kampionët, duke ndihmuar kështu shokët e skuadrës të tundin rrjetën. Gjithashtu ka luajtur edhe 5 ndeshje në Kupë ku ka shënuar edhe një gol.

Jo më kot është tashmë edhe lojtari më i paguar në radhët e bardhebluve. Vlera e kartonit të tij është 400 mijë euro. Një shumë relativisht e madhe, sa 10% e vlerës së skuadrës kampione.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga