
Kukësi ndodhet në vendin e dytë me 7 pikë të grumbulluara, aq sa Tirana e vendit të parë. Sot, klubi verilindor ka çelur një sondazh ku kërkon nga ndjekësit e Superiores të vlerësojnë performancën e mesfushorit të tyre.
Përmes një postimi në kanalin zyrtar, verilindorët shkruajnë: "Në 3 ndeshje me fanelën blu për Kategorinë Superiore, Enis Gavazaj dhe bashkëlojtarët kanë regjistruar 2 fitore dhe 1 barazim. Nga 1-10, me çfarë note e vlerësoni performancën e lumjanit?"
Kujtojmë që Gavazaj u afrua te Kukësi në këtë merkato verore duke u shndërruar në një nga futbollistët më të rëndësishëm të organikës së trajnerit Shpëtim Duro.
Poll