
Flamurtari humbi kundër Skënderbeut me rezultat 2-1, dhe ishte pikërisht penalltia e shumë përfolur që u akordua në favor të korçarëve nga arbitri i ndeshjes Laver Alla që i dha fitoren kampionëve të Shqipërisë. Pikërisht për këtë kanë reaguar edhe tifozët vlonjatë, së bashku me ekipin kuqezi. Një faqe në facebook e Flamurtarit, që nuk është llogaria zyrtare e ekipit vlonjat, por e tifozëve kuqezi kanë shpërthyer ndaj Allës teksa shkruajnë:
" Laver Alla ditë si këto janë ditë ku motra të bëhet me lemz po s'ke ç'i bën. Për ty urojmë të të behet kancer. P.s Duhet një status i tillë kur s'ka njeriu i shkretë si e nxjerr mllefin", shkruhej në faqen e tifozëve vlonjatë.
[gallery columns="1" size="full" ids="33904"]