Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

180 minutat e fundit të Superligës, tre klube në garë për një trofe

Shkruar nga NEWSPORT
180 minutat e fundit të Superligës, tre klube në garë

Kanë mbetur edhe 180 minuta në total nga faza e dytë e kampionatit dhe nga pjesa e parë e këtij sezoni. Në datën 22 dhjetor Superliga do të marrë pushimet dimërore për tu rikthyer sërish në muajin janar.

Të dielën do të luhet java e 17-të ndërsa të enjten e javës së ardhshme do të luhen takimet e javës së 18-të dhe të fundit. Në këto 180 minuta të mbetura, tre klube do të garojnë mes tyre për të fituar një çmim simbolik. Kampionia e dimrit do të përcaktohet në ndeshjet Kukësi – Skënderbeu dhe pak ditë më pas në Skënderbeu – Partizani.

Kampionët ndajnë me Kukësin vendin e parë me 32 pikë ndërsa Partizani ndjek nga pas me tre pikë me pak. Llogaritë janë të vështira për tu bërë dhe mbetet për tu përcaktuar në fushë se cila do të jetë skuadra kampione e dimrit në datën 22 dhjetor.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga