
Ka përfunduar supersfida mes Tiranës dhe Elbasanit e vlefshme për javën e 5-të të “Abissnet Superiore”. Kjo ndeshje e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, ka përfunduar 1-1. Pas kësaj sfide ka folur autori i golit për Tiranën, mbrojtësi Edison Kola.
“Sigurisht që ne punojmë në stërvitje skemat tona. Unë isha aty në atë moment që më erdhi topi dhe shënova. Jam i lumtur me golin, por jo me rezultatin sepse donim fitoren. Ishin dhe lojtarët që kishim në dispozicion, prandaj luajtëm në këtë mënyrë. Ky është stili im i lojës, kam luajtur edhe në 3-she apo 4-she.
Ndryshimi nga futbolli grek? Futbolli shqiptar më fizik se ai grek, ka lojtarë shumë të mirë. Sigurisht që shqiptari është nivel më i lartë, sepse kam qenë në kategorinë e dytë të Greqisë”, tha Edison Kola pas ndeshjes Tirana – Elbasani.