Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

150 mijë euro për Redon XHIXHËN

Shkruar nga NEWSPORT
150 mijë euro për Redon XHIXHËN

Merkato ka hyrë në një fazë shumë të nxehtë dhe në qendër të vëmendjes janë edhe lojtarët e Superiores. Tirana është klubi që prodhon gjithmonë lajm për çdo lloj lëvizje që mund të ndodhë te kampionët e Shqipërisë. Bardheblutë vijojnë të jenë ende në garë për Europën, teksa nesër do të përballen me Zrinjskin në Bosnje.

Redon Xhixha dhe Taulant Seferin janë dy nga lojtarët që mund t'i japin lamtumirën në këtë merkato vere. Sulmuesi i Kombëtares pritet të largohet nga Europës. Por, ofertat nuk kanë munguar as për kurbinasin Xhixha. Siç raporton shtypi i shkruar për shtatshkurtrin ka pasur interes konkret.

Mësohet se në drejtim të klubit të Tiranës janë ofruar 150 mijë euro për kartonin e tij. Por, kjo shumë është refuzuar kategorikisht nga presidenca bardheblu me pretendimin se vlera në fjalë është e vogël. Zhvillime të reja priten në vazhdim sa i përket afrimeve dhe largimeve në kampin bardheblu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga