
Ferhan Hasani është në Tiranë. Sulmuesi i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut ka pasur një takim me drejtues të Partizanit, mes tyre edhe Olsi Rama. Merkato e janarit ka bërë që 30 vjeçari të lakohet në disa klube, me sulmuesin që kërkon 14 mijë euro në muaj.
Te Partizani ka një ngërç sa I takon kësaj shume, pasi Hasani do bëhej kësisoj lojtari më i paguar në Superligë, me diferencë të madhe me lojtarët e tjerë të Demave. Nisur nga qetësia në skuadër, të kuqtë kanë tentuar të bindin sulmuesin që të ulë pretendimet e tij, duke mos krijuar pakënaqësira me shokët e skuadrës.
Në kushtet kur futbolli luhet me 11 veta në fushë, drejtuesit e Partizanit do tentojnë një ekuilibër edhe në pagat mujore të lojtarëve, për të ruajtur klimën e mirë në skuadër. Veç Partizanit, Hasani ka pasur negociata më herët edhe me Tiranën, Shkëndijën dhe një klub nga India.