Është mbajtur ditën e sotme "Gran Gala" e futbollit italian. Shoqata e futbollistëve në Itali ka përzgjedhur lojtarin e vitit për sezonin e kaluar si dhe 11-shen më të mirë.
Cristiano Ronaldo është votuar si futbollisti i vitit në Serie A pas sezonit pozitiv me Juventusin teksa fitoi edhe Serie A. Gjithashtu është bërë publike edhe formacioni më i mirë I sezonit të kaluar ku nuk mungojnë yjet e skuadrave të mëdha.
Në portë Donnarumma, në mbrojtje, Gosens i Atalantës, Bonuci, De Vrij dhe Theo Hernandez. Në mesfushë, Papu Gomez, Barella, Luis Alberto, ndërsa në sulm, Dybala, Immobile dhe Ronaldo.


Galeria fotografike ()
Poll