Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

105 vite më parë lindi futbolli shqiptar, lindi… Vllaznia e Shkodrës

Shkruar nga NEWSPORT
105 vite më parë lindi futbolli shqiptar, lindi… Vllaznia e

E sotmja është një ditë historike për qytetin e Shkodrës dhe sportin që frymon nga ky qytet. Sot, 105 vite më parë lindi “VLLAZNIA”. 16 shkurt 1919, data që shënoi krijimin e klubit të parë futbollistik në Shqipëri, një datë që njëkohësisht i dha jetë futbollit shqiptar.

Sa shumë histori, sa shumë pasion, sa shumë yje ka nxjerrë ky klub në gati 11 dekada. “Nderi i Kombit”, titull i merituar i marrë 5 vite më parë nga presidenti i Shqipërisë. 9 tituj kampion, 8 kupa dhe 2 Superkupa numërohen në repertorin e trofeve të kuqebluve.

Djepi i futbollit shqiptar mbush sot 105 vite nga krijimi i saj. Ekipi aktual është në garë për titullin kampion, të 10-tin në historinë e tyre që u jep edhe yllin e parë në emblemën e klubit. Nesër do të sfidojnë kryesuesit e kampionatit, Egnatia dhe do të synohet maksimumi për të festuar këtë përvjetor.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga