
Kombëtarja e Shqipërisë ka shumë kualitet në kontigjentin e saj. Nëse ndërtohet një formacion me lojtarët më të shtrenjtë, sipas “transfermarkt” do të kishte vlerën 100.8 milionë euro.
Lojtari më i shtrenjtë i këtij formacioni është Armando Broja, që vlerësohet 28 milionë euro. Sulmuesi shqiptar është i huazuar te Fulham në Premier League, ndërsa kartonin e tij e zotëron Chelsea.
Portieri Strakosha dhe Hysaj vlerësohen më pak në këtë formacion sipas “transfermarkt”. Gardiani që luan me Brenford dhe kapiteni Hysaj vlerësohen me nga 3 milionë euro.
Formacioni më i shtrenjtë i Kombëtares:
4-2-3-1: Strakosha(3 mln); Balliu(3.5 mln), Gjimshiti(10 mln), Kumbulla(7.5 mln), Hysaj(3 mln); Ramadani(3.8 mln), Asllani(16 mln); Uzuni(9 mln), Muçi(11 mln), Bajrami(6 mln); Broja(28 mln)