
Kategoria e Parë do të ngrejë sot siparin e javës së 19-të. 10 ekipe do të zbresin në fushë në kërkim të 3 pikëve. Të pesta këto sfida do të startojnë në të njëjtën kohë, në orën 13:30.
Luzi do të luajë në transfertën e vështirë të Fierit përballë Apolonisë. Miqtë do të kërkojnë pikë me doemos pasi ndodhen në vendin e fundit të klasifikimit. Në krahun tjetër Besa e Kavajës do të presë në shtëpi Tomorin.
Derbi i veriut në Kategorinë e Parë është ai mes Burrelit dhe Korabit, që pritet të jetë një sfidë mjaft interesane. Bylis do të luajë në transfertë përballë Lushnjes, ndërsa Vora pret në shtëpi Kastriotin.
Poll