Tirana do të presë Dinamon, të dielën më 17 mars. Ndeshja pritet të luhet në “Elbasan Arena”, prej orës 17:00. Dhe pse jemi akoma 1 javë larg kësaj ndeshje, grupimi i tifozëve që mbështet Tirana ka postuar në rrjetet sociale.
All - Paragraf - 3
“Tirona Fanatics” kanë kërkuar praninë e të gjithëve. Ata kanë treguar se detajet e këtij takimi do i nxjerrin në vazhdim.
Kujtojmë se Tirana dhe Dinamo mbajnë me pikë të barabarta vendin e pestë dhe gjashtë në renditje. Vlen për t’u theksuar se dinamovitët kanë një ndeshje të prapambetur me Teutën për të luajtur.
[caption id="attachment_728328" align="alignnone" width="672"] Postimi i Tirona Fanatics[/caption]
Poll