
‘’Suning Holding Group’’ është zyrtarisht zotëruesja e 68.55 % të aksioneve të klubit italian të Interit. Marrëveshja sapo ka marrë zyrtarizimin dhe mund të themi që kinezët janë pronarët e rinj të zikaltërve italianë. Pjesa tjetër e aksioneve zotërohet nga Thohir me 31% dhe 0.4% e aksioneve do t'iu përkasin ndërmarrjeve të tjera. Kompania ka njoftuar për një investim gjigand në klub duke e bërë Interin pretendentë dhe konkurrentë dinjitoz në fitimin e kompeticioneve Europiane të klubeve.
“Duam të jemi të parët në Serie A dhe në Evropë. Ju sigurojë që do të kemi suksese të mëdha. Jam shumë i lumtur që sot kam realizuar një ëndërr. Dua të falënderojë sinqerisht dhe përzemërsisht Erick Thohir dhe Massimo Morattin. Jemi fizikisht larg Interit por ne do t’ia dalim sepse Suning operon në shumë vende larg nesh por jemi kolosal në treg”, ka deklaruar Zhang Jindong drejtuesi i kompanisë.