Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ "Zgjohet" FLAMURTARI, firmos bomberi shkodran

Shkruar nga NEWSPORT

Pas largimeve të disa prej lotjarëve, skuadra e Flamurtarit ka bër dhe goditjen e dytë në merkato. Sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj ka firmosur dhe zyrtarishtë me vlonjatët. Pas aventurës me Laçin që zgjati vetëm pak kohë, bomberi rikthehet sërish në Superligë.

Një përforcim i nevojshëm për trajnerin Daja në prag të sfidës ndaj Kukësit, duke parë që në repartin e sulmit nuk ka asnjë titullar në dispozicion. Është vet klubi i Flamurtarit që në faqen e tyre në Facebook njoftojnë zyrtarizimin e Sukajt.

Kujtojmë që Xhevahir Sukaj ka qënë pjesë e Partizanit pas mbylljes së aventurës në Iran. Me "demat e kuq" u aktivizua në sezonet 2015-2016 dhe 2017-2018. Pasi mbylli kontratën me skuadrën nga kryeqyteti Sukaj u bashkua me Laçin, por që nuk arriti të debutonte dhe pas përplasjve me drejtuesit e klubit vendosi të largohej. Sulmuesi shkodran nuk ka luajtur asnjë ndeshje gjatë këtij sezoni.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga