Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Vazhdon "hemoragjia" te PARTIZANI, titullari largohet nga "Demat e Kuq"

Shkruar nga NEWSPORT

Eneo Bitri nuk është më pjesë e Partizanit. Qendërmbrojtësi i kuq ka zyrtarizuar divorcin me kryeqytetasit përmes një postimi në rrjetet sociale.

Shtatlarti falënderon drejtuesit për mundësinë e dhënë. Ai e cilëson skuadrën e Partizanit, një ndër më të mirat në vendin tonë. Nq postimin e tij në Facebook, Bitri shkruante:

"Nga sot nuk jam më pjesë e Partizanit. Ishin 3 vite fantastike, falënderoj presidentin Gaz Demi dhe drejtorin Olsi Rama që më dhanë mundësinë të jem pjesë e një ndër ekipeve më të mirë në Shqipëri.

Dua të falënderoj gjithë trajnerët, stafin dhe gjithë pjesëtarët e klubit Partizani. Falënderoj tifozët më të zjarrtë në Shqipëri për mbështetjen që më kanë dhënë".

Në dy sezone, Bitri u aktivizua në 62 ndeshje, ku ka arritur të shënojë 5 gola.

Postimi i Bitrit
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga