
Zyrtarizimi ishte arritur para pak ditësh, por sot u prezantua. Ardit Peposhi la Bylisin për t'iu bashkuar Llapit në Superligën e Kosovës. Mbrojtësi Peposhi ka nënshkruar një kontratë 1 vjeçare, teksa është pjesë e projektit të ekipit të ri.
Llapi vazhdon me përforcimet, ku është paralajmëruar që do ketë shumë blerje. Objektivi është ndërtimi i një ekipi konkurrues dhe pse jo, vendet e para në tabelën e Superligës së Kosovës.
Poll