
Sezonin që lamë pas, Ballkani nuk arriti dot të shpallej kampion në Superligën e Kosovës. Ditën e sotme, ekipi nga Suhareka ka prezantuar blerjen më të re të merkatos.
Ivica Batarelo është lojtari më i ri i Ballkanit, i cili do të kontribuojë në repartin difensiv të ekipit. Mbrojtësi 27-vjeçar ka mbyllur aventurën me NK Rudes dhe sezoin e ardhshëm do të luajë në Superligën e Kosovës.
Njoftimi zyrtar i Ballkanit:
Të dashur tifozë,
Klubi ynë ka kënaqësinë të prezantojë përforcimin e radhës në skuadër, Ivica Batarelo, mbrojtës qendror nga Kroacia, me një karrierë të ndërtuar në disa klube të njohura të rajonit.
Batarelo është produkt i akademisë së HNK Hajduk Split! .
Me përvojën e tij dhe mentalitetin garues, Batarelo pritet të jetë një shtyllë e rëndësishme në mbrojtjen e FC Ballkanit për sezonin e ri.
Mirë se vjen, Ivica!
View this post on Instagram