
Albion Kurtaj
Ditën e djeshme, Klodian Duro u rikthye në detyrë duke marrë drejtimin e Lirisë në Ligën e Parë të Kosovës. Ish-lojtari i kombëtares shqiptare firmosi me klubin me objektivin për t’i ngjitur në Superligë.
Menjëherë pas emërimit në stolin e Lirisë, Klodian Duro është gati të marrë firmën e yllit të Superligës së Kosovës. Siç raporton “GazetaBlic Sport”, Albion Kurtaj pritet të largohet nga Ferizaj.
Sulmuesi 26-vjeçar është pranë marrëveshjes me ekipin e Lirisë. Sezonin e kaluar në Superligën e Kosovës, Kurtaj shënoi 3 gola dhe 4 asiste në 33 paraqitje me Ferizaj.
Poll