Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

U largua nga kampionët e Superligës, ish-i i Kukësit gati të vendosë për të ardhmen

Shkruar nga NEWSPORT
U largua nga kampionët e Superligës, ish-i i Kukësit gati të
Melos Zenunaj

Melos Zenunaj është larguar nga Drita si kampion. Qendërmbrojtësi ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me gjilanasit edhe pse kishte dy vite të tjera kontratë.

Tashmë një lojtarë i lirë në treg pas prishjes së bashkëpunimit me Dritën, për 24-vjeçarin nuk mungojnë ofertat. Struga dhe Rabotnicki në Maqedoninë e Veriut, por edhe disa ekipe nga Shqipëria dhe Kosova kanë “interes” për shërbimet e Zenunajt.

Tashmë, mbetet të shihet se në cilin ekip do ta vazhdojë karrierën 24-vjeçari.

Në sezonin që lamë pas, Melos Zenunaj nuk mori minutat që dëshironte me Dritën. Ai mori pjesë në 13 ndeshje dhe një total prej 527 minutash.

Kujtojmë se në të shkuarën 24-vjeçari ka luajtur në Shqipëri me ekipin e Kukësit për një gjysmë sezoni. Gjithashtu, Zenunaj ka veshur fanellën e Dukagjinit, Flamurtarit (Kosovë), FC A&N dhe Lirisë së Prizrenit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga