Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Mbylli aventurën me Trepçën, 19-vjeçari prezantohet si lojtari më i ri i Superligës

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Mbylli aventurën me Trepçën, 19-vjeçari
Bleron Fetahi

Llapi arriti të sigurojnë qëndrimin në Superligën e Kosovës për sezonin e ardhshëm. Ditën e sotme, skuadra që drejton Tahir Batatina ka bërë transferimin më të ri në merkato.

Bëhet fjalë për Bleron Fetahin i cili është bërë lojtari më i ri i skuadrës shqiptare. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Llapi përmes një postimi në rrjetet sociale ku prezantohet 19-vjeçari.

“Klubi Futbollistik Llapi ka kënaqësinë të prezantojë njërin prej futbollistëve më premtues të rajonit të Mitrovicës – Bleron Fetahin.

Mesfushori ofensiv ka nënshkruar kontratë trevjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, dhe nga edicioni 2025/26 do të mbrojë ngjyrat bardhekaltër.

19-vjeçari, ish-pjesë e KF Trepça, ka zhvilluar 11 paraqitje me ekipin senior, duke kontribuar me 4 gola dhe 3 asistime. Në gjysmën e parë të sezonit ka shkëlqyer edhe me ekipin U19, ku ka realizuar 2 gola dhe plot 15 asistime.

Fetahi do të rrisë cilësinë në repartin e mesfushës, ndërsa shërbimet e tij janë kërkuar me ngulm nga kryetrajneri Tahir Batatina, i cili e sheh atë si një nga futbollistët që pritet të shkëlqejnë në edicionin e ri.

Ne urojmë Bleronin për transferimin dhe i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese me ngjyrat tona!”, njofton Llapi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga