Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

ZYRTARE/ Tirana gjen zëvëndësuesin e Aleksit, bardheblutë i kthehen “zakonit” të vjetër

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Tirana gjen zëvëndësuesin e Aleksit, bardheblutë i

Albano Aleksi u largua nga Tirana kur të gjithë prisnin që të firmoste rinovimin. Newsport.al mësoi se ishin 20 milionë lekë ato që ndanë mesfushorin nga bardheblutë me lojtarin që u zyrtarizua më pas te Egnatia.

Tirana nuk po rri duarkryq teksa është vënë menjëherë në punë për të gjetur zëvëndësuesin e tij. Mesa duket është dikush që ka potencialin për t’u bërë i tillë. Hajrulla Tola është djaloshi nga akademia që ka fituar besimin e stafit teknik dhe ka nënshkruar kontratën e parë profesioniste. Mesfushori 18-vjeçar do të jetë për 4 sezone pjesë e Tiranës.

26 herë kampionët e vendit i rikthehen kështu zakonit të vjetër duke promovuar lojtarë nga akademia teksa këtë sezon munguan me Qefaliajn i cili u dëmtua që në tetor. Tola ishte pjesë kryesore e Tiranës U-19 të cilët fituan titullin kampion këtë sezon.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga