Astrit Thaqi dhe Van Dave Harmon janë dy lojtarët e larguar nga skuadra e Ballkanit. Është klubi suharekas që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar bën me dije se të dy futbollistët nuk do të jenë më pjesë e ekipit kosovar për sezonin e ri.
Edhe pse u afruan me bujë, nuk mundën të linin gjurmë në organikën e trajnerit Ilir Daja. Në njoftimet e bëra në kanalin zyrtar të Ballkanit thuhej:
“Faleminderit Van Dave Harmon
Me anë të këtij postimi ju njoftojmë se aventura e sulmuesit Van Dave Harmon me fanellën portokall e zi ka mbaruar.
Klubi të falenderon për kontributin e dhënë dhe të dëshiron shëndet e suksese në karrierë”.
Ndërsa për Thaqin bëhej e ditur: “Faleminderit kampion
Me anë të këtij postimi ju njoftojmë se aventura e mbrojtësit Astrit Thaqit me fanellën portokall e zi ka mbaruar.
Thaqi u bashkua me klubin para dy viteve dhe po largohet me dy tituj të Superligës së Kosovës dhe një Superkupë.
Klubi e falenderon për kontributin dhe i uron suksese kudo që të jesh”.