Stivi Frashëri është një ndër emrat më të nxehtë të merkatos teksa është përfolur për një rikthim në Shqipëri me Dinamon që ka shfaqur interes konkret. Portieri i Ballkanit ka shkëlqyer me dardanët duke ngritur lart emrin e tij edhe në Europë në grupet e Conference League.
Interesi është shumë i madh dhe mund të kemi një largim të mundshëm këtë verë. Këto dyshime shtohen akoma më shumë teksa Ballkani ka afruar së fundmi një tjetër gardian. Andrea Hoxha është futbollisti më i ri i ekipit të Ilir Dajës i cili është zyrtarizuar nga vetë klubi në rrjete sociale.
Hoxha ka firmosur kontratën 2-vjeçarë me kampionët e Kosovës dhe është prezantuar nga drejtori Nexhipi në zyrat e klubit.
Poll