Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Skuadra e Superligës nis "spastrimet", largohen dy futbollistët pa u mbyllur sezoni

Shkruar nga NEWSPORT

Gjilani ka nisur "spastrimet" pa u mbyllur ende ky sezon. Përmes një postimi në rrjetet sociale, skuadra e Superligës së Kosovës ka bërë me dije se ka mbyllur bashkëpunimin me Darko Nikaç dhe Ivan Fusta.

Dy lojtarët janë emra të njohur për edhe për Kategorinë Superioer pasi sulmuesi Nikaç ishte pjesë e Teutës sezonin e kaluar, ndërsa mbrojtësi Fustar ka luajtur me Kamzën dhe Flamurtarin. Që të lojtarët kroatë janë kështu zyrtarisht nga Gjilani dhe kanë dalë si futbollistë të lirë në pritje të ofertave të reja.

KOMUNIKATË ZYRTARE

Sport Club "Gjilani", me anë të kësaj komunikate, njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistët Darko Nikaç dhe Ivan Fustar.

Mbyllja e bashkëpunimit 3 javë para mbylljes së kampionatit vie pasi që dyshja futbollistëve kishin pësuar dëmtime dhe pas ekzaminimeve mjekësore, rezultoi se ata kishin mbyllur kampionatin dhe kësisoj klubi mbylli bashkëpunimin me ta.

Ivan Fustar ishte bashkuar me klubin verën e kaluar ku ishte pjesë e skuadrës për një edicion, kurse Darko Nikaç, klubit tonë i ju bashkua në "merkaton" e dimriti të vitit 2020 dhe ishte pjesë e suksesit të vitit të kaluar, ku skuadra mori pjesë në kualifikimet e Europa Ligës, me ç'rast kishte realizuar golin debutues në garat europiane për skuadrën tonë, në fitoren 3 me 1 përball Tree Pennes në San Marino.

Klubi i falemnderon futbollistët për kontributin e tyre sa ishin pjesë e skuadrës sonë dhe ju uron suksese në vazhdimin e karrierës së tyre në futboll.

SC GJILANI

Gjilan, 05 Maj 2021

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga