ZYRTARE/ Shkëndija siguron të ardhmen, afrohet talenti i shpresave
Shkruar nga NEWSPORT
Shkëndija e Tetovës ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit 20-vjeçar, Metodi Maksimov. Talenti vjen nga ekipi i Rabotnickit dhe shihet si talentët më premtues në futbollin maqedonas. Maksimov është pjesë e Shpresave të Maqedonisë së Veriut dhe është vetëm një hap larg thirrjes në ekipin e parë.
Këtë sezon sulmuesi ka luajtur 14 ndeshje duke shënuar 3 gola dhe dhuruar 2 të tjerë. Në Transfermarkt lojtari ka një vlerë prej 300 mijë eurosh që pritet të rritet në fund të këtij sezoni.
“Ndjehem shumë i gëzuar dhe i kënaqur. Është nder dhe kënaqësi për mua të luaj për Shkëndijën dhe do të jap më të mirën nga vetja për këtë klub.”- shprehet lojtari per klubin pas zyrtarizimit.