Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ "Rrufe në qiell të hapur", JASIR ASANI largohet nga PARTIZANI (MESAZHI)

Shkruar nga NEWSPORT

Jasir Asani nuk është më lojtar i Partizanit. Lajmin e ka zyrtarizuar vetë lojtari në rrjetet sociale, teksa shprehet se është falenderues për çdo emocion te Demat.

Në një foto me presidentin Demi, shkupjani tregon se ka ardhur koha për të thënë mirupafshim. Kësisoj lojtari nuk do rinovojë më kontratën që skadon këtë qershor, ndërsa ka oferta nga Suedia, Rusia dhe Hungaria. Lojtari kërkoi nga Partizani një pagë më të lartë për rinovimin, teksa duket se kjo gjë nuk është mundësuar. Ilir Daja do duhet të bëjë pa lojtarin edhe në Kupat e Europës.

Mesazhi:

Sot ka ardhur dita qe t'ju them faleminderit te gjitheve dhe mirupafshim. Ndarjet nuk me kane pelqyer kurre por futbolli eshte i tille, me nje fillim dhe nje fund. Pas shume ndeshjesh, suksesesh, deshtimesh e sakrificash, erdhi dita qe te them faleminderit per cdo emocion qe me keni dhuruar.
Dua te falenderoj stafin teknik, te gjithe trajneret me te cilet kam punuar, te gjithe asistentet, stafin organizativ, magazinieret dhe kujdestaret e fushes e te topave. Ju ma keni bere gjithcka me te lehte ne aventuren time te Partizani.

Shpirti i Partizanit, tifozeria e kuqe do te jete gjithmone nje kujtim i bukur per mua dhe do te kene gjithmone nje vend te vecante ne zemren time. Me keni mbeshtetur nga dita e pare qe erdha dhe sot dua tju them faleminderit per gjithcka. Faleminderit Partizan.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga