Kukësi ka arritur akordin dhe ka firmosur për një sezon me mbrojtësin e majtë Ebert Cardoso Da Silva. 29 vjeçari luan në fashën e majtë të prapapvijës, duke qenë një rival i Edison Ndrecës.
Me opsion rinovimi edhe për një sezon, braziliani do vendoset nën urdhërat e Gegës për fazën përgatitore. Me herët mbrojtësi ka luajtur në Armeni me Norvak, teksa ka pasur eksperienca edhe në Ukrainë, Bullgari dhe në vendlindje, Brazil. Afrimin e tij te verilindorët, Newsport.al e njoftoi dje.
Njoftimi:
WELCOME EBERT CARDOSO DA SILVA
Futboll Klub Kukesi njofton se mbrojtësi i majtë Ebert Cardoso Da Silva është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 29-vjeçar ka firmosur me klubin tonë për 1 sezon, me opsinon rinovimin edhe për 1 tjetër sezone, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.
Ebert vjen te Kukësi nga kampionati armen, duke qenë sezonin e fundit pjesë e skuadrës së Norvank, teksa në të shkuarën ka luajtur edhe në Ukrainë, Bullgari e Brazil.
Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mbrojtësit Ebert dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë.
