Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Rikthim në shtëpi, VLLAZNIA prezanton ish-sulmuesin e Bylisit

Shkruar nga NEWSPORT

Anxhelo Radovani është lojtari më i ri i Vllaznisë. Është klubi shkodran që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar bën me dije se është gjetur dakordësia me 19-vjeçarin e dalë nga Akademia e Vllaznisë.

Ai rikthehet te kuqeblutë pas një aventure të shkurtër në Ballsh. Është drejtori sportiv, Matko Djarmati që ka bërë prezantimin e futbollistit teksa në kanalin zyrtar të klubit shkruhet:

"KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur akordin me futbollistin Anxhelo Radovani. Sulmuesi 19 vjeçar shkodran pas një përvojë të shkurtër në Ballsh, rikthehet për të dhënë më të mirën e tij në klubin ku u formua si futbollist.

Me Radovanin është firmosur një kontratë trevjeçare dhe fillimisht do të luajë me ekipin e 21 vjeçarëve, por duke qenë vazhdimisht në vëmendjen e stafit të ekipit të parë.

Mirë se u ktheve në shtëpi, Anxhelo!"

Njoftimi i klubit shkodran
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga