ZYRTARE/ Pritshmëritë ndaj tij ishin të mëdha, sulmuesi danez konfirmohet në klubin gjerman
Shkruar nga NEWSPORT
Sulmuesi danez i cili vlersohej si një nga talentët e së ardhmes, nuk rezultoi të ishte e tillë. 25 vjeçari i kombëtares së Danimarkës, Kasper Dolberg ka konfirmuar ditën e sotme huazimin me të drejtë blerje në radhët e Hoffenheim.
Produkti i akademisë së Ajax, vijoj karrierën e tij te Nice e më pas Sevilla duke përfunduar tashmë në Gjermani, ku pritshmëritë ndaj tij vijojnë të jenë të mëdha. Dolberg u aktivizua në 8 ndeshje këtë sezon me Sevillan, ku 4 prej tyre në Champions League dhe 4 në kampionat duke kontribuar vetëm me një asist.
FOTO: