
Jadon Sancho është futbollisti më i ri i Manchester United. Tashmë ka përfunduar çdo gjë dhe lojtari ka veshur fanelën e "Djajve të Kuq". Lajmi është bërë me dije nga anglezët përmes faqes zyrtare.
Ai ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare, pra do të jetë e Djajve deri në vitin 2026. Ishte përfolur prej kohësh për t'iu bashkuar Manchester United, por vetëm sot është bërë zyrtare. 21-vjeçari ka arritur të realizojë 50 gola dhe ka dhënë 64 asiste për katër sezone te Borusia Dortmund.
Poll